Është hapur të enjten në Gjilan Panairi vjeshtor për zejet dhe gratë ndërmarrëse, organizuar nga OJQ Gruaja Hyjnore dhe e përkrahur nga Komuna e Gjilanit.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, tha se edhe ky panair tregon angazhimin dhe interesimin që t’I mbështesin këto aktivitete.
“Panairi vjeshtor për zejet dhe gratë ndërmarrëse, vërtet tregon angazhimin tonë dhe interesimin që të mbështesim këto aktivitete, edhe te punëtoritë e zejeve dhe tek prodhimi ku gratë udhëheqin dhe janë ndërmarrëse. Ne e kemi pasur në fokus gjatë këtyre viteve stimulimin dhe mbështetjen përmes programeve të veçanta që përfshihen edhe start-up, në mënyrë që të që të pavarësohet dhe të stimulohet prodhimi i vendit”, ka thënë kryetari Haziri.
Drejtoresha e OJQ Gruaja Hyjnore, Arjeta Maka, pasi e falënderoi kryetarin Haziri për mbështetjen, tha se se ky Panair është organizuar në mbështetje ndaj grave për fuqizimin ekonomik të tyre, duke prezantuar dhe shitur produktet e tyre.
Për të gjithë të interesuarit, Panairi vjeshtor për zejet do të jetë i hapur për tri ditë me radhë, në të cilin po marrin pjesë 15 biznese, kryesisht gra ndërmarrëse.