Vullnet dhe dinjitet. Guxim dhe përkushtim. Janë vetëm disa nga tiparet e Astrit Deharit, të cilin e humbëm padrejtësisht, si sot 5 vite më parë. Aktivist i palodhshën, humanist e njeri shembullor.
Kjo është dita ku ne e përkujtojmë dhe i gëzohemi kujtimeve e ditëve të bukura që i kemi kaluar me të. Çka ne e bëjmë, na vyen edhe për ta nderuar dhe për t’u siguruar që sakrificat, puna dhe gjithçka për të cilën ai ka luftuar, të jenë gjithmonë në memorien tonë e të na përcjellin përherë.
Astriti, ruan një vend të veçantë në zemrën tonë, e i shtrëngojmë e ruajmë fort, çdo gjë që na ke mësuar e na ke dhënë ndër vite. Na frymëzon, e për këtë, shpirtërisht tek ne jeton.