Kodra e Dëshmorëve, Rruga e Prishtinës e Livoçi i Epërm, i kanë bërë sot pritje te jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së në Gjilan për deputetë në Kuvend, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi e Bajrush Ymeri.
Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka falënderuar gjilanasit për mbështetjen e madhe që po i ofrojnë partisë së Ibrahim Rugovës, duke shfaqur besimin se kandidatët e Gjilanit do të jenë padiskutim deputetë të Parlamentit.
Haziri sërish ka përmendur faktin se rivalët e çuan vendin në zgjedhje për shkakun se mentaliteti i Ballkanit është që “gjithcka të falë, pos suskesit”. Ai tha se deputetët e ardhshëm të LDK-së do të merren me 3 vendime tejet të rëndësishme për Gjilanin dhe Kosovën.
“Janë tri probleme, të cilat deputetët e LDK-së do të merren, duke filluar nga gjykata speciale, demarkacioni dhe e treta ka të bëjë me Gjilanin dhe me investimet milionëshe, prej hyrje-daljeve të qytetit e deri tek Autostrada. Këta deputetë do të garantojnë këto investime dhe qeveria nën udhëheqjen e Avdullah Hotit, do të jetë bartëse e këtyre projekteve për Gjilanin. Nuk do të lejojmë që të tjerët të qaraveshen me sukseset tona”, tha Haziri, për të pasuar me adresimet e kandidateve për deputetë para simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“E di që gjilanasit dëshirojnë që vizioni i LDK’se të forcohet sa më shumë dhe që kërkoni përfaqësues më të mirë. Do të ishte turp për mua që ta keqpërdori votën tuaj. Mos lejoni që të tjerët të jenë të parët dhe të zgjedhin partnerët, por votojeni koalicionin të cilit i prin LDK që të dalë e para, e ta zgjedh partnerin. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin e madh. Faleminderit që gjithmonë e keni dhënë besimin pa kusht”, tha kandidatja e LDK-së, Lirije Kajtazi, e cila mban numrin 6.
Ndërkaq, kandidati tjetër Imet Rrahmani ka thënë se “ne kemi dëshmuar këto dy vjte e gjysmë se dijmë të punojmë dhe dijmë të jemi lokalist të fortë. Rivalët do të shkojnë n’shpi të pushojnë më 11 qershor sepse tash është koha e LDK-së, është koha për një qeverisje të mirë e të suksesshme”.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, u shpreh para të pranishmëve se “ne po kërkojmë besimin dhe angazhimin tuaj që LDK më 11 qershor të fitojë zgjedhjet. Qytetarët i kanë tri opsione: opsionin e zhvillimit të vendit, opsionin e korrupsionit dhe opsionin e tretë, për ata që e kallin Kosovën. Unë kërkoj nga ju që votën tuaj dhe angazhimin tuaj ta jepni për zhvillimin e vendit. Shihemi në fitore më 11 qershor”.
Nga ana e tij, kandidati për deputet, Isa Agushi, ka shfaqur zotimin se “zëri juaj do të jetë në Kuvend. Do të punoj për ju dinjitetshëm dhe nuk do të iu zhgënjej. Ne ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë. Votoni kandidatët, të cilët janë me duar të pastra”.
Në fund të tubimit, të pranishmëve i është drejtuar edhe kandidati i LDK-së, i cili vie nga Artana, Bajrush Ymeri, i cili theksoi se “këtë vit është shumë e rëndsishme që të dilni në zgjedhje dhe të bëni ndryshimin. Dallimet tona janë shumë të mëdha krahasuar më të tjerët. LDK është e interesuar ta drejtoj shtetin si duhet, të tjerët janë të interesuar që ta shkatërrojnë shtetin. Ne kërkojmë besimin tuaj sepse është koha që LDK të merr udhëheqjen e shtetit, për t’ia kthyer dinjitetin qytetarëve”, tha Ymeri.
02.06.2017 Saranda BLLACA
Gjilan zëdhënëse e shtabit
______________________________________