OJQ-ja vendore Labyrinth, e cila punon kryesisht me trajtimin e përdoruesve të drogës dhe zvogëlimin e dëmtimit, luan një rol aktiv në parandalimin brenda shkollave ashtu edhe në komunitet në bazë të aktiviteteve ekstra-kurikulare, në bashkëpunim me OJQ të tjera rinore. Ajo synon të parandalojë përdorimin e drogës dhe të edukojë të rinjtë në Gjilan, gjatë informimit të tyre, mbi pasojat e përdorimit të drogës që manifestohen në shëndet të dëmtuar dhe pasoja shoqërore e ligjore.
Mundësitë e trajtimit po shtohen. Klinika private e formuar nga OJQ “Labyrinth”, ofron shumicën e trajtimit të drogës në formë të shërbimeve të detoksifikimit, trajtimit psikosocial dhe farmakoterapisë me metadon. Shërbimet e trajtimit ofrohen vetëm nga mjedise shëndetësore, shetërore apo private, të licensuara nga Agjencia Mjekësore e Kosovës, ku bën pjesë dhe klinika “Labyrinth”.
Qeverisja jonë e ardhshme zotohet për mbështetje të projekteve që sigurojnë parandalimin e këtij fenomeni negativ në shoqërinë tonë. Sfidat dhe puna e tyre, do të kenë qasje më të lehtë e përkrahje të plotë në arritjen e objektivave.