Qendra e Lëvizjes në Aargau dhe Gjenevë, më mirëpriti në disa takime me mërgimtarët, ku ndjeva kënaqësinë por edhe përgjegjësinë të falenderoj diasporën e Zvicrës për përkrahjen e madhe që na jep.
Besimin që e marrim, e përkthejmë në programe konkrete e përkushtim ndaj qytetarëve dhe vendit, për të ecur drejt zhvillimit që të gjithë e kemi pritur.
Me rëndësi është që në këtë proces, të ecim të gjithë paralelisht, me të njëjtin ritëm, të vendosur në rrugën e progresit dhe prosperitetit.