Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar në mbrëmje shtabin zgjedhor të LDK-së në Rrugën e Ferizajt.
Në emër të tyre ka folur Imran Haziri, kandidati më i votuar i LDK-së për Asamble Komunale, i cili ka konfirmuar angazhimin e jashtëzakonshëm të tyre, shtëpi për shtëpi, ku edhe kanë marrë konfirmimin për mbështetjen e plotë ndaj kryetarit Haziri, në garën e 14 nëntorit.
Kurse, kryetari Haziri ka falënderuar Shtabin e Rrugës së Ferizajt për angazhimin, duke thënë se janë shembulli më i mirë i organizimit, i cili tashmë është marrë model edhe nga lagjet tjera të qytetit.