Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se sot është ekzekutuar pagesa për 2,230 lehona që kanë aplikuar gjatë muajit tetor.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se nesër do të ekzekutohet pagesa e dytë edhe për lehonat që kanë aplikuar më herët, dhe tashmë janë në sistem, gjithsej mbi 4400 prej tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Muratit, njëkohësisht, është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide.
“Këtë muaj kemi pasur fluks të madh aplikimesh dhe na ka marrë më shumë kohë validimi e procesimi i pagesave – mbi 90 mijë pagesa të procesuara gjithsej, pa llogaritur masat tjera të pakos. Andaj shpresojmë në mirëkuptim për këtë vonesë, të cilën shpresojmë ta evitojmë muajve në vijim”, ka shkruar Murati në Facebook. /Reporteri.net/