Ajo çka i nevojitet Gjilanit në fushën e mjekësisë, janë edhe praktikat moderne me aparatura bashkëkohore. Investime këto e bashkëpunime që ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin e popullatës.
Klinika të tilla të specializuara, siç Swiss Hospital, me teknologjitë e fundit që ofrojnë si në rastin e radiologjisë, tregojnë rëndësinë e bashkëpunimeve me klinika të specializuara nga jashtë vendit, në këtë rast në Zvicër. Eksperienca që na sjell, përcjell përftimet që i kemi nga kooperimi me ta.
Mbështetja e angazhimi në këtë fushë, sidomos për mjete të analizave laboratorike e teknologji digjitale, janë tejet të vyeshme për inovacionet që ne tentojmë t’i sjellim. Gjithmonë duke hedhur një hap përpara, për një shembull të ri e ide të reja.