Në Republikën e Shqipërisë ka filluar administrimi i dozës së tretë të vaksinës anti-COVID.
Që nga 1 nëntori, kur edhe u filloi administrimi i dozës së tretë, qytetarët e Shqipërisë janë shprehur të vullnetshëm për t’u injektuar me të.
E destinuar së pari për personat mbi 60 vjeç, kjo dozë ka arritur të administrohet tek 18,434 qytetarë.
Lidhur me këtë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka thënë se kjo dozë është një garanci për të përballuar më mirë dimrin dhe për t’u mbrojtur.
“Më shumë se 18,000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag”, ka deklaruar Manastirliu.
Kështu, shteti shqiptar është nga vendet më të vaksinuar në Ballkan, me mbi 1 milion e 970 mijë doza të administruara gjithsej.
1,040,015 doza të para janë dhënë, ndëra 913 mijë e 524 qytetarë kanë marrë të dytat.
Shqipëria ka filluar të administrojë vaksina edhe tek personat mbi 16 vjeç dhe fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.
Në Shqipëri janë dhënë doza vaksinash Pfizer-BioNTech, Sputnic V, Coronavac dhe Astrazeneca.