Jetojmë në epokën e telefonave të mençur, pajisjeve të mençura e shtëpive të mençura. Prandaj, duhet ta çojmë më tutje këtë dhe ta bëjmë Gjilanin Smart City – Qytet të mençur e qytet të së ardhmes.
Kjo arrihet me projektin tonë i cili konkretisht parasheh dixhitalizimin e pakringjeve të automjeteve në shirit rrugor përmes aplikacionit mobil, ndërtimin e objekteve për parking të automjeteve, efiçiencën e energjisë në objektet e infrastrukturës publike, p.sh. ndriçimi publik i programueshëm në kohë (pas mesnatës e deri në mëngjes zvogëlim i shpenzimit të energjisë), shtimin e shërbimeve administrative përmes e-kiosqeve (tatimi në pronë, çertifikata e pronësisë, etj.) dhe WiFi shërbimin në transportin urbano-periferik dhe atë urban.
Kjo i mundëson qytetarit të Gjilanit të jetë në hap me botën dhe zhvillimet e së tashmes, ashtuqë të jetë më i përgatitur për të ardhmen.
#Lutapertegjithe