Në ambientet e kazermës “Evropianet e rinj ” në Pomozotin komandanti i Gardës Kombëtare (GK) gjeneral brigade Xhevahir Geci i shoqëruar nga stafi i tij, ka pritur në takim oficerët italian nga departamentit për mbrojtje të ambientit, nënkolonel Massimo Rosati dhe kapiten Andrea Ceron
Gjatë takimit gjeneral Geci e njoftoj ekipin italian me organizimin e Gardës Kombëtare, aktivitetet që realizohen, trajnimet dhe operacionet e njësive të specializuara të Gardës Kombëtare të cilat gjatë tërë kohës janë në shërbim të qytetareve të vendit.
Qëllimi i takimit ishte familjarizimi me detyrat e FSK-së, shkëmbimi i përvojave në mbrojtjen e ambientit, si dhe shqyrtimi i mundësisë për realizimin e trajnimeve nga ekipi italian për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në zhvillimin e mekanizmave për mbrojtjen e ambientit.