Një ngjarje makabër ka ndodhur sot në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.
Fëmija është denoncuar i zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë.
Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes në fshatin Daullas, Klodian Çalameni, 38-vjeç, i cili ishte fqinjë me familjen e 8-vjeçarit, të gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Çalameni është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij, pasi babai dhe vëllai i tij janë në burgjet e Greqisë, ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.
Sipas mediave në Shqipëri, i dyshuari e ka pranuar krimin makabër dhe ka thënë se e ka vrarë sepse viktima e kishte sharë.