Zhegra pozicionohet perkrah koalicionit fitues, me bindjen e thelle se me Ramush Haradinajn kryeminister, Kosova do te kete zhvillim te qedrueshem ekonomik, krijimin e kushteve per investitor te huaj ne menyre qe te gjenerohen vede te reja pune.
Kreu i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, dega ne Gjilan, njeherit nenkryetar i komunes se Gjilanit dhe kandidat per deputet ne Kuvendin e Kosoves tha se ngado qe po shkojme e po takojme qytetare, po shohim nje gatishmeri te madhe qytetare per ndryshime. “S’ka dyshim ne fitoren e koalicionit tone, por ne duhet te angazhohemi qe fitorja te jete edhe e paster edhe bindese, ne menyre qe pas 11 qershorit ti formojme institucionet vet dhe ti qojme proceset perpara. Kandidatet nga Gjilani jane garance se Anamorava do te jete pikenisje e punes se qeverise se re te Kosoves, dhe se Gjilani nuk do te jete e bllokuar kundrejt buxhetit te shtetit por do ta marr hisen e vet qe i takon” , tha Rexhep Kadriu.