Në mbledhjen e 45 të Qeverisë së Kosovës, është miratuar edhe projektligji për ndarjen e mbi një milion euro për dëmet e shkaktuara në bujqësi.
Kjo ndarje për këtë kategori nuk është e para, të paktën kështu tha Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në konferencë për media.
“Sot kemi marr vendim ku edhe ndamë një shumë prej mbi 1 milion euro, për demet që janë bërë dhe kanë të bëjnë më sektorin hortikulturës ku përfshijnë 29 komuna. Ky është vendimi i dytë i Qeverisë lidhur më kompensimin e dëmeve në bujqësi pasi ne gjithashtu më parë kemi ndarë edhe 1 milion euro për demet që janë bërë në vitin 2020. Projektligjet e aprovuara gjatë mbledhjes së Qeverisë ishin të shumta”, tha Peci.
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me ç ‘rast janë miratuar 34 pika të rendit të ditës.
Qeveria ka marrë vendim për të miratuar këto pika të rendit të ditës: Aprovimi i Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja e 41 elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.