Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë sot do të mbajnë mbledhje të përbashkët në Elbasan, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo do të jetë mbledhja e shtatë e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje në fusha të ndryshme.
Agjenda:
09:45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10:00 – Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti
10:10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Fjalë nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
11:20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
11:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave
12:05 – Foto e përbashkët
12:10 – Drekë zyrtare e shtruar nga kryeministri Rama
13:10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë. Bashkëbisedim i kryeministrave Rama dhe Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.