Lionel Messi fitoi për herë të shtatë Topin e Artë në ceremoninë e zhvilluar në Paris.
Messi e frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Amerikës 2021 në verë, ku kontribuoi me katër gola dhe pesë asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut.
Ai u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin e kaluar.
Robert Lewandowski mbeti i dyti, kurse Jorginho i treti.
Në renditje, tani Messi prin me shtatë Topa të Artë kundrejt pesë të Cristiano Ronaldos.