Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.
Njoftimi i plotë i policisë:VDEKJE E DYSHIMTË /Zhegër-Gjilan 28.11.2021 – 16:00. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. (foto arkiv)