Bekim Jashari e ka uruar nipin e tij, Bashkim Jasharin për emërimin si komandant i ri i FSK-së.
Ai ka thënë se do të donte shumë që të ishte gjallë Adem Jashari e ta shihte Bashkimin duke e udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë.
“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant
i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar.
Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urime Komandant Bashkim Jashari” shkruan Bekim Jashari në reagim.