PROTESTË PAQËSORE E KAMPIONEVE
KV Drita ka zhvilluar protestë paqësore për të shfaqur edhe në këtë formë pakënaqësinë për formën e ndarjes së mjeteve nga Pakoja e Rimëkëmbjes ekonomike në sport.
Klubit gjilanas i figuronte shuma prej 23,000€ ne vlerësimin e parë, për t’u reduktuar dukshëm në të dytin në 11,000€.
Për kampionet, rivlerësimi nga Pakoja Ekonomike për Sport, nënçmues dhe i papranueshëm.
Në protesta u shfaqën 18 pankarta (me ngjyrat e flamurit të Republikës të Kosovës) me 18 porosi drejtuar MKRS-së.
Numri 18, simbolizon kupat e fituara nga KV Drita ne 10 vitet e fundit.
KV Drita pas kësaj proteste pret reflektim nga MKRS, që ta marrë në konsideratë faktin si klubi më i suksesshëm i volejbollit të vajzave dhe përfaqësues i Kosovës në të gjitha nivelet e garave evropiane.
Thënjet në Pankartat e KV DRITA – Femrat ishin:
2. MKRS po na demotivon
3. Volejbolli, sporti më i suksesshëm ekipor i femrave
3. EVROPA na shikoi 14 herë në Kupat Evropiane – MKRS nuk na sheh
4. Mos e nënçmoni volejbollin femëror
5. SPORTI – Storja më e sukseshme e Kosovës
6. KOMISION – Nuk nënçmohet KAMPIONI
7. DREJTËSI për volejbollin e vajzave
8. GABIMIN mund ta përmirësoni
9. Mos i nxirrni në rrugë sportistët
10. Po e rrezikoni pasurinë tonë të çmuar
11. MOS u turpëroni
12. Investoni në SPORT, ndihmoni RININË
13. A ju bëjmë krenarë vetëm në rrjete sociale?
14. Na MOTIVONI, të vazhdojmë TUTJE
15. KV DRITA është e Kosovës
16. Jepni shembull të mirë për VAJZAT
17. 12.000€ më pak!? minus 53%! Vetëm KAQ VLEJMË?
18. Komision – HAPI SYTË