Pacientët të cilët e kanë kaluar Covid19 janë duke vazhduar trajtimin mjekësor pasi po hasin në problem shëndetësore.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se dje kanë qenë të shtrirë 25 pacientë post Covid në spitale, shkruan IndeksOnline.
22 prej tyre janë në shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë.
As gjendja e pacientëve pozitiv me Covid19 s’po shihet të jetë e mirë.
Sipas raportit në ShSKUK-së, 2 pacientë të hospitalizuar janë me maskë oksigjeni.
Kurse, tetë të tjerë janë në oksigjeno terapi.