Një ceremoni ushtarake është mbajtur për nder të kancelares gjermane Angela Merkel.
Merkel është parë shumë e emocionuar në ceremoninë lamtumirëse ushtarake që u mbajt në nderim të saj pas qëndrimit rreth 16 vite në pushtet, shkruan BBC.
Në ceremoninë që tashmë është tradicionale për politikanët që largohen nga pushteti, kancelarja e pati mundësinë që ta zgjedhë muzikën e parapëlqyer.
Ajo zgjodhi një këngë të popullarizuar nga Hildegard Knef, të quajtur “For me it should raind red roses”, një himn të shekullit XVIII dhe një këngë të popullarizuar të Gjermanisë Lindore të këngëtares Nina Hagen.