Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se variant i ri i kronavirusit mund të përhapet më shpejt se varianti Delta.
Ai ka treguar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar pesë pacientë, prej tyre tre janë në oksigjeno-terapi.
“Në Klinikën Infektive jemi duke i trajtuar pesë pacientë, prej tyre tre janë në okisgjeno-terapi. Gjendja është shumë e qetë. Mirëpo kjo qetësi nuk është e thënë se do të zgjasë në ditët në vijim për këtë arsye kërkohet kujdes i shtuar”, ka deklaruar Vishaj.
Vishaj tha se mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe se Delta Plus.
“Në bazë të dhënave që ende nuk janë definitive, thuhet që mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe sesa Delta që tashmë ne e kemi”, ka deklaruar Vishaj për EO.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar gjithsej katër persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157 mijë e 828.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend është shënuar një rast i vdekjes, si dhe janë konfirmuar edhe katër raste të reja, nga gjithsej 1 mijë e 748 testime.
Ndërkaq, aktualisht në vendin tonë janë 322 raste aktive me Covid-19.