Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku paditësi i kundërpaditur Adem Grapci po kërkon kompensimin e dëmit material dhe jo material në vlerë prej 12 mijë euro nga Spitali Amerikan në Kosovë.
Fillimisht në seancën e së mërkurës gjykatësja Rezarta Sylejmani Voca ka lejuar paraqitjen e kundërpadisë nga i Spitali Amerikan tani më kundërpaditës.
Po ashtu ajo ka lejuar edhe precizimin e kërkesëpadisë në kuptim të lartësisë së saj e parashtruar nga i autorizuari i paditësit tani më i kundërpadituri Grapci, avokatit Haxhë Nikçi më 5 dhjetor 2021, ku ka kërkuar 12 mijë euro e ndërsa në padi kishte kërkuar 20 mijë euro.
Pas kësaj gjykatësja Sylejmani Voca ka bërë administrimi i provave, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në fjalën përfundimtare i autorizuari i paditësit tani i kundërpadituri Grapci, avokati Nikçi tha se gjatë procedurës, në veçanti duke u bazuar në provat materiale dhe në bazë të ekspertizës së dhënë nga eksperti i kirurgjisë së përgjithshme dhe asaj abdominale, Skender Zatriqi si dhe mendimit të ekspertes nga psikiatria Nazmie Musliu është vërtetuar baza juridike e kërkesëpadisë.Betimi për Drejtësi