Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje.
Në viset kodrinoro-malore me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.