Një qytetar nga Ferizaj dje rreth orës 19:00 të mbrëmjes e ka gjetur një kuletë 1860 para dhe me dokumente, të cilën më pas e ka dorëzuar në polici.
Policia thotë se pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i policisë:
Me datë 06.02.2022 , rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, Agron Bakolli i moshës 49 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’ në Ferizaj .
Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K) i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Agron Bakolli për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.