Ka bërë bujë një listë e publikuar me disa deputetë të Vetëvendosjes që pritet të largohen nga partia në pushtet. Por, shumica nga ta e kanë demantuar lajmin duke thënë se lista ishte shpifëse dhe qëllimkeqe.
Labinotë Demi-Murtezi është njëra nga ato deputetet që ka mohuar largimin e saj nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një prononcim për Indeksonline, deputetja nga Gjilani ka thënë se as mendja nuk i ka shkuar të marr një vendim të tillë.
“Në disa medie u tërhoq ky lajm, e në disa po insistohet në këtë të pavërtetë. Unë jam anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht deputete e Kuvendit e këtij subjekti politik. Vazhdoj të jem e angazhuar në dy komisione parlamentare dhe as nuk më ka shkuar mendja të tërhiqem ose të ndërroj grup parlamentar” ka thënë Demi-Murtezi për Indeksonline.