Bashkësia Islame e Kosovës e lejoi mbajtjen e këtyre ritualve ditore brenda xhamive – përfshirë këtu edhe atë të namazit të xhumasë.
Besimtarët myslimanë në gjithë vendin edhe sot(e premte) do të mund ta praktikojnë si zakonisht këtë rit fetar që është obligativ për ta.
Kështu i kanë thënë Front Online zyrtarë të BIK-ut.
Veçse këta kanë treguar se do të ketë disa rregulla.
“Kysmet prej Zoti në krejt xhamiatë do të falet si gjithmonë. Duhet të falen vetëm 50 veta brenda duke respektuar distancën. Për jashtë ne nuk mund t`ia kufizojmë lirinë askujt”, thanë nga BIK-u.
Hyrja në xhami nënkupton edhe zbatimin e disa masave të tjera.
Besimtarët duhet të mbajnë maska gjatë faljes së namazit, të përdorin sexhadet e tyre personale dhe të përdorin dezifenktuesit me rastin e ardhjes në xhami.
Rregulla, pos për besimtarët, ka edhe për imamët që do të mbajnë hytbet. Ata nuk duhet ta zgjasin ato më shumë se 10 minuta.
BIK-u ka thënë se të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare duhet të falen në shtëpi, ngjashëm si të rinjtë nën moshën 16 vjeçare të falen në shtëpi dhe atë që janë të prekur me sëmundje kronike.