Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën që mbajti sot ku njoftoj lehtësimin e masave, ka folur edhe për mundësinë e hapjes së kafiterive para datës 1 qershor, kur ishte planifikuar hapja e tyre në fazën e tretë.
Ai tha se hapja e kafiterive do të varet nga situata epidemiologjike në terren.
“Sa i përket hapjes së kafiterive kjo varet nga situata epidimiologjike në terren, nga data 1 qershor do të hapet faza e 3 dhe IKSHPK do ta bëjë analizën dhe besoj që s’do të ketë vonesa në hapjen e kafiterive dhe gastronomisë”, tha Vitia.
Me fazën e tretë, hapja e kafiterive parashihet nga data 1 qershor.