Klubi futbollistik Fc Drita ka përfunduar si nënkampione e Kosovës në futboll në këtë editcion që përfundoj.
Skuadra e Dritës ka arritur që edhe këtë sezon ti siguroj evropiane garat europiane, gjilanasit kanë përfunduar në vendin e dytë me 74 pikë, dy me pak se Prishtina që u shpall kampione.
Drita fillimisht do të luaj në Conference League, ndërsa më pas nëse arrinë të fitojë atë do të paraqitet në parakualifikimet e Ligës së Evropës.
Drita ishte lidere ku synonte ta mbronte titullin, por ishin lëndimet ato të cilat e penalizuan në fund të kampionatit, Dritës i munguan lojatrët kryesor në ndeshjet direkte të cilat u ballafaquan me konkurentet direkt për titull kampion.
Por klubi Fc Drita do ta ketë edhe këtë afat kalimtar fjalën kryesore të transferimeve në Kosovë, ku synohet të bëhen afrime cilësore që Drita prap do të jetë pretendente kryesore për titull për edicionin e ri.
Por çfarë po ndodh brenda skuadres së Dritës, e cila po hesht rreth transfereve të cilat mediat online po i publikojnë ndersa në faqen kryesore të klubit ende nuk bëhet zyrtare asgjë.
Ndonëse Presidenti dhe Drejtori sportiv, kanë përvjelur menget për të bërë afrime cilësore të cilat do të bëhen të ditur shumë shpejt nga drejtuesit e Dritës para nisjes për në evropë./radiostar/