Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë për media pak më parë.
Ai është pyetur nëse do të ketë shtrëngim apo lirim të masave, për Vitin e Ri, transmeton IndeksOnline.
“E dëgjuat edhe në ekspozenë time që lirim nuk do të ketë. Kjo po bëhet në mënyrë që të ulet përhapja e koronavirusit dhe të ruhet shëndeti publik”, ka thënë ai.
Tutje, ministri Zemaj ka kritikuar edhe bordin e ShSUK-së duke thënë se ai duhet të jetë më aktiv./IndeksOnline/