FC Drita ka fituar kryendeshjen ndaj SC Gjilanit me rezultat 1:0, kurse pas përfundimit të kësaj ndeshje, Zekiria Ramadani, kryetrajner i Dritës ka deklaruar:
“Ishte një derbi i vërtetë. Të dy skuadrat bënë më të mirën. Pati shumë luftë në mesfushë, në pjesën e parë Gjilani nuk na lejoi të dominojmë mesfushën, por me një ndërrim taktik e shtova edhe një lojtar dhe në pjesën e dytë e vumë ekuilibrin.
I kemi ushtruar edhe depërtimet nga krahu dhe kjo na dha rezultat me një gol të bukur të Krasniqit”, tha Zejirija Ramadani, i cili ka folur për formën e Muharrem Jasharit, të Rron Brojës dhe të Smakiqit dhe se do të mundohen që të përforcohen për pranverë./kryelajmi.com/.