Edhe pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ende nuk dihet nëse serbë do të kthehen në institucionet e Kosovës. Edhe pse gjatë ditës presidenti Vuçiq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë kthehen në institucionet e Kosovës pas formimit të Asociacionit. E sipas njohëseve të drejtësisë, prokuroret dhe gjyqtarët mund të kthehen në detyrat e tyre.
Institucionet e Republikës së Kosovës i braktisen me pretekstin e vendimit për targat.
Mirëpo edhe pas arritjes së marrëveshjes, serbët nuk do të kthehen në vendet e tyre të punës.
Presidenti serbe, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë kthehen në institucionet e Kosovës pas formimit të Asociacionit.
E kërkesë të njëjtë e ka shfaqur të enjten edhe Bashkimi Evropian.
Por deklaratat e tilla, nga njohës të politikës, po shihen si tendencë për të bllokuar dialogun.
Por a mund të kthehen gjyqtarët dhe prokurorët serbë në institucionet e Kosovës?
Ndërsa Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Por njëjtë kjo parti nuk ka vepruar edhe në Kuvendin e Kosovës, pasi që deputetët e Listës Serbë janë rikthyer në ulëset e tyre.
Tëvë 1 ka provuar të marrë një qëndrim nga udhëheqësit e Listës Serbe, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës./teve1/