A duhet të kthehen të gjithë këshilltarët e PDK-së në punën e tyre në Kuvendin Komunal të Gjilanit?! Duhet të kthehen patjetër, dhe duhet të kthehen sa më shpejt. Madje, sa më shpejt aq më mirë.
Kuvendi Komunal është “vendpunësimi i tyre” me mandat të caktuar kohor, për të kuvenduar gjatë gjithë mandatit të tyre me pjesën tjetër të kuvendarëve që nuk mendojnë njësoj. Kjo është detyra e tyre, sepse, për këtë qëllim edhe janë zgjedhur.
Pra, duhet kuvenduar pikërisht atëherë kur nuk ka dakordime të lehta, sepse, pikërisht atëherë je i nevojshëm aty. E jo, pikërisht atëherë të mungosh.
Në kohën jo fort të largët, atëherë kur ende ishin në pozicionin “kandidat”, janë endur gjithandej lagjeve të qytetit, e shtëpi për shtëpi dhe fshatrave po ashtu, duke kërkuar besimin e popullit për t’i përfaqësuar interesat e tyre në Kuvendin Komunal. Tani, çfarë kuptimi ka të bojkotosh punën të cilën me ngulm e ke kërkuar derë më derë, e shtëpi për shtëpi?!
Secili këshilltarë duhet të dijë se, jo gjithmonë mundë të ketë të drejtë në idenë e tij përball kolegëve të rivalitetit partiak. Prandaj, ikja nga debati, më shumë kuptohet për mungesë ideje ose mungesë argumentesh për të plotësuar idenë dhe arsyen e veprimit.
Politika është debat para se gjithash. Që do të thotë “shkëmbim idesh të ndryshme për qëllime të përbashkëta”. Kjo është arsyeja dhe është qëllimi i të zgjedhurit këshilltar.
Pra, shkoni në seancë sa më parë aq më mirë. Mbivotimet për çështje të caktuara kundrejt jush nga ana e partisë në pushtet nuk është dobësi e juaja. Madje, as edhe kur ndahen votat brenda partisë. Ju thoni JO-në ose PO-në e madhe publike, pastaj masa jep vlerësimin e vet.
Uroj për kthim të shpejtë! /2LONLINE.com/
/Autori është anëtar i Këshillit Drejtues në degën e PDK-së në Gjilan dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në Qendër/