Për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe tifozerive, vetëm dy ndeshje miqësore janë zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com.
Pak javë pas çlirimit të Gilanit, në verë 1999, autoritet komunale të pasluftës ua imponuan një ndeshje miqësore, e cila ishte njëherit e para dhe e fundit për këta rival të përbetuar.
Edhe pse ndeshje miqësore, mbi 15.000 tifozë dhe një lojë e ashpër në fushë, tregoi për rivalitetin që e karakterizon këtë derbi.
Ndërkohë duhet theksuar se këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e turneut memorial në nderim të figurave eminente të klubit bardh e kaltër, “Bezi-Raci-Reshi”, me ç’rast këtë turne e fitoi skuadra e Dritës pas penaltive.
1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)