Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje goditi gazetarët. Hiç më pak se duke përmendur edhe institucionet e sigurisë, pra duke aluduar në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Megjithatë, rastësisht ose jo, shfrytëzimi i AKI-së nga pushteti, ironikisht, ishte paralajmëruar në serialin e njohur “Logjikonomia”.
Aktorët e këtij seriale, duke bërë humor me situatën politike ku Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar, krijuan një situatë.
Kryeparlamentari Basha pranon një telefonatë nga një market ku kishte borxh 7 euro, kurse Basha e kërcënon se do t’ia çojë AKI-në te dera.
“Alo, shka je ka don. Kryeparlamentari këtu. Po. Mos më thirr kurë, hajde se di ti ato 7 euro, mos më shti me ti pru AKI-në te dera”, thotë aktori që e imiton Dimal Bashën.
Pak ditë më pas, Osmani shfrytëzoi AKI-në duke tentuar të shantazhojë gazetarët.
“Por asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se Presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë. Asnjëherë nuk kanë shkruar për plot politikanë të tjerë, e në veçanti për gazetarët e shumtë që i dërgojnë fëmijët në shkolla private, brenda e jashtë vendit”, ka shkruar Osmani.