Në njërën prej ditëve të muajit dhjetor, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ka mbetur 25 minuta pa mbikëqyrje në njërën prej kontrolleve më sensitive të sigurisë.
Gazeta Express nga dokumentet e siguruara prej burimeve të saj, ka kuptuar që kjo pikë ka mbetur pa mbikëqyrje, kundër rregullave të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Ky veprim ishte vërejtur nga mbikëqyrësit të cilët kishin mbuluar pikën përkohësisht.
Megjithatë edhe pas disa tentimeve që Gazeta të merr përgjigje ne pyetjet e dërguara te Limak ata nuk janë përgjigjur as edhe pas 5 ditëve.
Në bazë të dokumenteve që gazeta ka në posedim ka kuptuar që Limak ka larguar punëtorin përgjegjës në fjalë për këto veprime, i cili është edhe Kryetar i Sindikatës së Punëtoreve të Aeroportit.
Autoritetet kosovare bashkë me drejtuesit e Aeroportit të Prishtinës janë duke vazhduar përballjen në lidhje me këtë ngjarje.
Aeroporti i Prishtinës edhe sa herë tjera ka pasur probleme me kullën dhe kontrollorët e saj.