Tehu i bisedimeve me Serbinë kërkon një punë të përkushtuar ekipore te ekspertëve nga më të mirët në vend, pse jo edhe nga miqtë e Kosovës nëpër gjithë botën.
Shkruan: Faton Bislimi
Te bisedosh për nje problem duhet të jeshë i përgatitur të njohësh nga afër materjen e temës, e kjo rrjedhimisht kërkon sforcim profesional dhe legjimitet të përfaqësimit.
Karl Poper, në parafrazimin e tij të problematikave filozofike, thotë se të detekstosh apo definosh mirëfillini një problem dmth të mos jetë me ai problemi! A i ka futur Kosova në objektivën e problemeve parësore bisedimet me Serbinë? Nëse po, atëherë nuk do të duhej të ishtë “problem” kjo çështje, ngase do të duhej të ishim të përgatitur siç duhet!
Miqtë tanë ndërkombëtarë, e sidomos ata amerikanë, flasin se një pjesë domethënëse e klasës politike në Kosovë, sikur kurrë nuk ka kuptuar se procesi i pavarësisë së Kosovës ka edhe disa “rrugica” për t’i kaluar drejtë ratifikimt ndërkpmbëtar final me ulëse në OKB.
Nëse nuk i kuptojmë mirë rrugicat që duhet t’i kalojë Kosova, do të mund që rrëshqitazi ta fusim në “qorr sokak” ardhmërinë e vendit tonë!
Klasa poltike në vend, përfaqsuesit e zgjedhur të popullit, edhe pse të vonuar tanimë, përsëri kanë edhe pak kohë që të ngrisin kapacitete ekspertësh për t’u përballë me “problemin” që nuk do të duhej të jetë problem.
Lufta e vitit 1998-1999, Plani i Ahtisarit, shpallja e pavarësisë, njohja nga mbi 115 shtete të botës, dhe vendimi i GJND-së, janë boshti kurrizor se Serbia dhe bisedimet me të nuk do të duhej të jenë “problem” i Kosovës.
Besoj fuqishëm që ka ardhur koha e fundit për krijimin e një Instituti Kombëtar elitar ekspertesh, për marrëdhënjet Kosovë-Serbi. Ky institut do të trajtonte problemet socio-politike, juridike, kuktuore e ekonomike aktuale, por edhe bisedimet e trajtimin e marredhenjeve pas traktatit të paqës që pritet të arrihet në mes Kosovës e Serbisë.
Realisht, ka shembuj të shumtë nëpër botë, kur edhe shtetet më të fuqishme e me histori të gjatë të demokracisë e lirisë, për tema madhore të interesit nacional kanë dale nga petku politik dhe janë konsultuar e këshilluar edhe nga elita akademike e profesionale e vendit dhe nga jashtë.
Në SHBA, në kuadër të përgjegjësive të Shtëpisë së Bardhë ekziston dhe funksionin Këshilli Kombëtar i Ekspertëve të Ekonomisë (National Council of Economic Advisors), organ ky që përshkruan, paraqet, dhe vlerëson të gjitha nismat ekonomike të ndërmarra nga ekzekutivi amerikan, duke përfshirë edhe vet Presidentin e SHBA-ve.
Në fqinjin verior të SHBA-ve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kanadasë, funksionin Këshilli Kombëtar Këshillimor (National Privy Council) që kryen funksionin e institutit kombëtar për politika në nivel nacional e strategjik të Kanadasë. Njejtë sikur Kanadaja, një institucion të tillë e ka edhe Britania dhe të gjitha vendet tjera të Komonuelthit.
Por, ka edhe shembuj tjerë të rendësisë së vecantë sikur që janë negociatat ndërkombëtare për klimën, ose ato për parandalimin e armëve bërthamore, apo edhe për tregëtinë e lire (sic eshtë NAFTA për shembull), ku shtetet pjesëmarrëse në këtë procese janë ndihmuar e këshilluar kryekëput nga institucione prestigjioze të tyre të pandikuara politikisht.
Përgjerësa procesi tanimë i stërzgjatur e kompleksuar i bisedimeve me Serbinë po shkon drejt fundit, dhe përgjerësa barra e bartjes së tij bie mbi supet e politikanëve, ata duhet të jenë të vëmendshëm që me kujdesin më të madh të marrin platëformë të mirëqenë nga një institut kombëtar ekspertësh duke i lënë anash ngarkesat dhe preferencat politike. Fundja, Kosova është e qytetarëve të vet, jo vetëm e politikanëve.
Marrëdhënjet Kosovë-Serbi janë shumë të rendësishme për paqën dhe stabilitetin në rajon! Nëse duhet të falim, nuk duhet assesi të harrojmë!
/Autori është ligjërues në Universitetin Amerikan në Kosovë, si dhe shërben si Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit/