Mullisët pohojnë që interesim për miell pati vetëm dy ditë, situatë e njejtë me panikun e pandemisë.
Mbushjen e thasëve me miell e kanë shpeshtuar.
Kjo për shkak të kërkesave të mëdha që qytetarët kanë për blerjen e miellit.
E në gjithë këtë duket se ka ndikuar situata e krijuar në Ukrainë.
Qytetarët po shqetësohen që mund të ketë mungesë të miellit.
Po që kjo panik e krijuar te ata është e panevojshme e thotë edhe një banor i Lipjanit që të hënën u furnizua me miell.
Sipas Fehmi Sahiti pronar i mullirit “Eurolona” fluksi i qytetarëve këto ditë ka qenë më i madh por që paniku është i panevojshëm.
Sahiti tregoi edhe për rezervat e grurit që kanë.
E situata e krijuar tani po i ngjason me situatën e krijuar në fillim të pandemisë.
Mulliri po i furnizon qytetarët me nga 50 kilogram miell. Që Kosova ka mjaftueshëm rezerva të grurit e ka thënë edhe ministrja Rozeta Hajdari të shtunën, andaj edhe frika për mungesë të miellit është e pa nevojshme./gazetaexpress/