Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, është shqetësuar tejmase për punonjësit e angazhuar nëpër kompanitë prodhuese të Kosovës, të cilët po kundërshtojnë në mënyrë demokratike vendimin për tregun e hapur të rrymës, që do t’i dëmtojë ekonomikisht.
Deputetja hallin e ka pasur për punonjësit që kanë dalë në protestë, teksa ka pyetur se a ka ndonjë pronar në këtë protestë.
“A ka ndonjë pronar në protestë apo vec punëtorë të detyruar, të cilëve këta pronarë u hynë në hak në çdo aspekt, çdo ditë“, shkroi ajo.
Siç duket, deputetja e VV’së e ka lënë në harresë faktin se edhe punonjësve iu është shtrenjtuar rryma nga ZRRE’ja për 16 për qind.