Kosova nuk po arrin të prodhojë rrymë, aq sa po harxhon.
Atë po detyrohet ta blejë nga jashtë me çmim të lartë për shkak të krizës botërore.
Për këtë arsye, ekzekutivi i ka ndarë KEK-ut 20 milionë euro për të mbuluar importimin e energjisë.
Por, shuma e caktuar nuk mund të sigurojë furnizim për një kohë të gjatë sipas ekspertit të energjisë, Lulzim Syla.
Ekzekutivi po dëshiron të marrë kredi për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë dhe përmirësimin e rrjetit të transmetimit. Për këtë ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani, autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës, KOSTT dhe KFW.