Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë mundësinë se mund të jetë mbrapa idesë së presidentit Hashim Thaçi.
Ai në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” ka treguar se ideja e tij ka dallime në nuanca me atë të Presidentit, e kjo gjë sipas tij e bënë ndryshimin.
“Në asnjë mënyrë. Ju e thatë që jam njëri prej zërave të parë që e ka mbrojtur kauzën edhe e ka riaktualizu kauzën në 2011-ën, 2013-ën kam sponsorizuar rezolutën”.
“Në rezolutë ka nënshkruar edhe deputet të LDK-së, edhe deputet të PDK-së, edhe deputet të partive tjera. Dhe ka qenë festë, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës Lindore por edhe për shqiptarët në Kuvend të Republikës”.