Rexhep Kadriu është parë në një takim i shoqëruar me kryetarin e Gjilanit dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Hazirit shkruan Radio Star.
Sipas një foto të postuar nga Naser Korça ka qenë pjesëmarrës i një takimi të përbashkët me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në mandatin e parë të Lutfi Hazirit si kryetar i Gjilanit, kishte lidhur koalicion me AAK-në, ku Rexhep Kadriu ishte nënkryetar i Gjilanit.
Nuk dihet ende nëse ky takim është paralajmërim për zyrtarizimin e kalimit të Rexhep Kadriut në këtë subjekt politik, por ajo që duket e qartë është se ai po tregon afrimitet më përfaqësuesit e LDK-së në Gjilan.
Rexhep Kadriu para pak ditësh kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij në Alenacën e Ardhmërisë së Kosovës, Kadriu pati thënë se arsyeja e largimit është krejtësisht personale dhe tani e tutje kohën time do t’ua kushtojë familjes sime.
Por tani mbetet të shihet në ditët në vazhdim se a do ti bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës./RadioStar