Pikat kufitare të Kosovës tash e disa javë janë përballur me një fluks të veturave, sidomos për të hyrë në Kosovë.
Kjo ka ndodhur pasi që në vendin tonë ka filluar sezoni i njohur si “sezoni i mërgimtarëve”, ku bashkvendasit tanë jashtë Kosovës vijnë në vendlindje nga vende të ndryshme të BE-së dhe më larg.
Por, sot, bazuar në përditësimin e fundit të MPB-së në ora 21:45, pritjet më të gjata janë për të dal nga Kosova.
Në pikën kufitar Dheu i Bardhë, pritjet për të dal nga Kosova janë nga 50-60 minuta, ndërkaq për të hyrë në Kosovë janë 30-40 minuta. Në Jarinjë, qytetarët po presin deri në 20 minuta për të dal nga Kosova, ndërsa vetëm 5 minuta për të hyrë. Ngjashëm po ndodh edhe në Muçibabë, ku pritja për të dal është 60 minuta ndërsa për të hyrë 40 minuta.
Këto pritje të shkurta për të hyrë në Kosovë e më të gjata për të dal nga Kosova, janë shenjë se mërgimtarët në vend po i kryejnë pushimet dhe po kthehen në vendet ku jetojnë.