Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se nuk kanë biseduar për kalimin e Vjosa Osmanit në Vetëvendosje.
Haxhiu në një konferencë për media tha se nuk i kanë bërë ftesë Osmanit që t’u bashkohet në subjektin e tyre politik.
“Sa i përket ftesës për zonjën Osamni, natyrisht që nuk i kemi bërë ftesë që të vijë në Lëvizjen Vetëvendosje. Ne respektojmë qëndrimet publike të zonjës Osmani. Ato ka kohë që i thotë ato publikisht dhe nuk ka diçka të re në këtë drejtim”, ka thënë Haxhiu.