Në vendin ku para më shumë se 5 viteve shpërtheu pandemia COVID-19, është përhapur një virus tjetër.
Spitalet e Kinës janë të mbushura me pacientë të infektuar me një virus të frymëmarrjes të identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV).
E në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore.
Kurse Instituti Kombëtar për Shëndetësi ka kërkuar që të mos bëhet panik por që të respektohen masat e kujdesit të përgjithshëm.
“Aktualisht në Kinë ky virus është i pranishëm, por nuk është virus i ri, sepse është prej vitesh ne qarkullim dhe i ka karakteristikat e virusit sezonal.Nuk përjashtohet mundësia që të shpërndahet edhe në vende te tjera, por situata monitorohet në vazhdimësi, dhe nuk ka nevojë për ndonjë lloj paniku. Duhet zbatuar masat e kujdesit të përgjithshëm, aplikimi i higjienës personale, qëndrimi i përkohshëm në shtëpi i atyre që kanë shenja, dhe evitimi i vendeve me grumbullime të mëdha të njerëzve”, ka thënë Era Pireva, zyrtare për informim në IKSHPK
Infektologu, Hamdi Ramadani ka treguar simptomat e këtij virusi.