“A.R.KATANA” , dhuronë donacion medikamente dhe paisje elementare mjeksore për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër
Pronari i kompanisë “A.R.KATANA, Muhamet Ajrullahu, sot ka dhuruar një donacion, medikamente dhe paisje elementare mjeksore për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër shkruan Radio Star.
Ndërsa Ajrullahu ka thënë se këto mediakmente do t’ua lehtësojë sadopak punën personelit.
Ajrullahu tha se para disa javë më parë kisha një të afërme të sëmurë gjendja e së cilës u bë serioze shumë shpejtë, saqë nuk pata hapësirë ta dërgojë në Emërgjencë, andaj e solla këtu pranë QMF në Zhegër urgjent. Pas një egzaminimi nga ana e Mjekut, motra medicionale e cila punonte aty doli me një recetë medikamentesh dhe më udhëzoi të shkoja në Barnatore për të blerë disa gjëra elementare të cilat duhet t’i kishte një institucion shëndetësorë. E di që një fenomen i tillë është present në tërë Kosovën dhe për mua si një tatimpagues i rregullt, fakti që këto institucione nuk mund të më ofrojnë një trajtim adekuat shëndetësor e sidomos në rastet emergjente është i mjerueshëm. Qytetari me nevoja shëndetësore nuk duhet të brengoset për medikamentet kur shkon në këto QMF apo në Spitale. Por çka ndodh me personat të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore (e cila përbën pjesën më të madhe të popullsisë) apo me personat gjendja ekonomike e të cilëve është e mjerueshme? Pra, kjo më shtyti të marr një vendim të tillë donacioni, ku nga QMF — në Zhegër, kërkova një listë të medikamenteve esenciale të cilat janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve mjekësore adekuate për banorët e këtij fshati dhe pasi mora listën e tillë i kam ofruar këtij Institucioni një sasi të konsiderueshme nga të gjitha ato të cilat mungonin.
Me të vërtetë, përvoja ime e hidhur dhe e mjerueshme dhe nuk kam pike dyshimi gë qytetarët e Rep. së Kosovës cdo ditë përballen me situata të tilla. Uroj që vendimi im të bëhet shembull edhe per qytetarët e vullnetit të mirë pa dyshim që janë shumë, të gjithë së bashku ta bëjmë vendin tone një fole ku ndjehemi të sigurtë dhe të kemi një mirëqenje të mirë. Një gjë e tillë padyshim nuk mund të bëhet pa ndihmën e Institucioneve shtetërore ku uroj gë një vendim i tillë të bëhet shembull edhe për Institiconet e Rep. së Kosovës dhe të mos shfrytëzohen këto situata të mjerueshme të këtyre institucioneve shëndetësore për marrjen e votave apo të ngjashme, por kjo gjendje të mirret seriozisht dhe me prioritet./RADIO STAR/