Hoxhë Fadil Musliu ka treguar nëse agjërimi i shlyen mëkatet.
Siç shpjegon ai, njëri nga objektivat final të agjërimit është pastrimi shpirtëror dhe ai fizik.
“Njëri prej objektivave finale të agjërimit, është se Ramazani është muaj ku pastrohet besimtari jo veç në anën fizike por edhe shpirtërore. Ai i cili agjëron Ramazanin të tërin me besim në zot, dhe llogaritë shpërblime te zoti as që duhet me llogaritë gjynahet në raport me zotin në raport me njerëzit duhet njerëzit me fal”, tha Musliu në Klan Kosova.
Tutje, ai ka qartësuar edhe mëdyshjet sa i përket ditëve të agjërimit, duke shpjeguar se pse është menduar se Ramazani zgjat tre ditë.
“Allahu i madhëruar nuk i përmend ditët fare, por thotë kush e arrin këtë muaj le ta agjërojë këtë, as nuk përmend tre, as 30 as 29-të. Ky Ramazan që lamë pas nuk i ka pasë as 30 as 3, por 29”, tha Musliu