Ish presidenti Hashim Thaçi rrezikon të mbetet pa ‘kokën’ e ekipit mbrojtës në Hagë. Një kërkesë urgjente nga Fondacioni për Mbrojtjen Juridike të tij, e dorëzuar në Qeverinë e Kosovës dhe në Ministrinë e Drejtësisë, thuhet të jetë refuzuar.
Në komunikatën e lëshuar për media, ministria e Albulena Haxhiut ka ikur nga çështja kryesore dhe nuk tha asgjë më shumë se ajo që veç dihej.
“Nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.
Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€ (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent).
Nga kjo shumë, për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5,353,301.02 € (pesë milion e treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e një euro e 2 cent).”, thuhet në njoftimin e sotëm.