Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, uron të gjithë qytetarët me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Shpallja e Pavarësisë, është kulmim i gjitha përpjekjeve shekullore të shqiptarëve të Kosovës. Ky 12 vjetor i pavarësisë që sot festojmë, e gjenë Republikën tonë më të fortë se asnjëherë më parë. Kujtojmë e nderojmë kontributin e të gjitha brezave që lanë gjurmë në çdo etapë të historisë, pa mundin dhe sakrificën e të cilëve nuk do ti kishim këto që sot i kemi.
Nuk ka Republikë që gjatë lindjes dhe rritës saj nuk ballafaqohet me probleme. Ashtu është edhe rruga e Republikës sonë, me sfida, ngritje e rënie, por megjithatë, falë angazhimit dhe vullnetit tonë si politikë e si qytetarë, si dhe me durimin e pashembulltë të këtyre të fundit, sot Republika jonë është e respektuar nga jashtë, dhe e qëndrueshme nga brenda.
Urime e pritshmi edhe shumë përvjetorë të tjerë me një Republikë çdo ditë e më të fortë!