Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka takuar sot strukturat e saj nga të gjitha nivelet e organizimit për tu mobilizuar për zgjedhjet përkatësisht balotazhin e 14 nëntorit në Gjilan.
Përveç strukturave të AAK-së, në takim mori pjesë edhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, kandidaturë kjo të cilën AAK do ta mbështes unanimisht në balotazh.
AAK beson në partneritetin me LDK-n, rrjedhimisht me kryetarin Haziri, ndërsa si dëshmi për këtë e ka bashkëqeverisjen gjatë dy mandateve në nivel lokal.
AAK fton të gjithë anëtarësinë e saj për mobilizim dhe masivisht të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin kandidatin tanimë të përbashkët në balotazh, Lutfi Haziri.